Xhaka: Nuk do të jetë fundi i botës!

Sporti

Xhaka: Nuk do të jetë fundi i botës!

Më: 27 mars 2015 Në ora: 13:58

Kombëtarja e Shqipërisë, e gatshme si asnjëherë më parë ndaj Armenisë, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2016. Duan fitore dhe vetëm fitore në ballafaqim me Armeninë, e cila luhet të dielën në orën 18.00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për kombëtaren Shqiptare, sepse trepikëshi do të përforcojë edhe më shumë synimet drejt vendit për Euro 2016 që mbahet në Francë. Shqipëria është në vend të tretë me 4 pikë të mbledhura në grupin I, e cila ka një fitore me rezultat 1:0 në Aveiro ndaj Portugalisë, pastaj barazoi në Elbasan 1:1 me Danimarkën. E vetmja humbje vjen me rezultat zyrtar 3:0 nga Serbia, ndeshje e cila ishte ndërprerë kur rezultati ishte 0:0 në minutën e 41-të në stadiumin e Partizanit në Beograd, kur bishat serbe sulmuan futbollistët shqiptarë.

Dhe çuditërisht në vend që t’i jepet fitorja Shqipërisë, Komisioni Disiplinor i UEFA-s kishte vendosur në favor të Serbisë. Në konferencën për shtyp Taulant Xhaka, një mbrojtës i fuqishëm, si gjithmonë optimistë së bashku me Ledian Memushajn, janë të bindur në rezultat pozitiv kundër Armenisë.

Xhaka ka pranuar se nuk do të jetë “fundi i botës” nëse Shqipëria nuk do të marrë tri pikët ndaj armenëve dhe se një barazim, nuk ka arsye pse të mos quhet i pranueshëm. “Jemi stërvitur me intensitet dhe jemi përgatitur mjaft mirë nga ana psikologjike për këtë përballje. Nuk do të jetë e lehtë të fitojmë ndaj Armenisë. Mendoj se nuk është e thënë medoemos të marrim tri pikët të dielën”, tha Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat