Berisha standard, Melbourne Victory ngadhënjeu

Sporti

Berisha standard, Melbourne Victory ngadhënjeu

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2015 Në ora: 12:49

Edhe tri pikë të rëndësishme për ekipin e Melbourne Victory, e cila synon titullin e kampionit në kampionatin australian. Futbollisti nga Kosova, Besart Berisha, është paraqitur standard dhe bëri lojë të mirë me bashkëlojtarë, duke fituar para shikuesve të tyre me rezultat 2:1 në përballje me Central Coast Mariners. Golat i shënuan: Guilherme (40’ e 77’) për vendasit dhe Cernak (32’) për mysafirët. Berisha luajti deri në minutën e 89-të, i cili u zëvendësua nga Nabbout. Melbourne Victory renditet në vend të dytë me 41 pikë, një më pak se Wellington pas 22 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat