Barca kishte probleme të brendshme

Sporti

Barca kishte probleme të brendshme

Më: 27 mars 2015 Në ora: 12:05

Javier Mascherano ka pranuar se Barcelona ishte dëmtuar nga problemet e brendshme në fillim të këtij viti.
Katalunasit u mposhtën nga Real Sociedadi në ndeshjen e parë pas pushimit dimëror, ndërsa raportet e kryefutbollistit Lionel Messi me trajnerin Luis Enrique ishin prishur pas një zënke gjatë stërvitjeve.

Mirëpo, menjëherë pas, Blaugranët i kthyen gjërat në favor të tyre dhe tash janë në rrugë të mirë në të tria garat.

“E filluam vitin me vështirësi, me humbje në Anoeta që na la katër pikë prapa Real Madridit. Gjërat nuk ishin mirë në prapaskenë. Skuadra kishte dyshime”.

“Mirëpo, kjo situatë tashmë është zhdukur. Tash po e jetojmë aktualitetin. Kërkesat te Barcelona janë shumë të mëdha dhe nuk është lehtë të përballesh me to”, ka deklaruar Mascherano për TyC Sports.

Argjentinasi ka thënë se katër pikë përpara Realit nuk janë asgjë, sepse ata gjithmonë mund t’i ndryshojnë gjërat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat