Shikojeni ferrin në tunel, një futbollist në spital (Video)

Sporti

Shikojeni ferrin në tunel, një futbollist në spital (Video)

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:16

Shumë herë ndodhë dhunë në sportet e ndryshme saqë trishton edhe shumë njerëz që nuk merren fare me sport. Një dhunë e madhe është përfshirë edhe në futbolli italian në një ligë shumë të ulët, por që ka shkaktuar tmerr në përgjithësi në këtë vend. Një përleshje masive ka ndodhur në tunelet që të çojnë në dhomat e zhveshjes në një ndeshje të kategorive inferiore në Itali.

Ndeshja Vittoria-Paterno është luajtur vetëm në 45minutat e para të saj, pasi në momentin që lojtarët po futeshin në dhomat e zhveshjes nisi një rrahje masive në tunel. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë u publikuan më pas në internet, ku për minutat të tëra futbollistët godasin kundërshtarët e tyre. Ndërkohë, duket se më keq e ka pësuar një futbollist i Paterno-s, Enzo Tornatore, i cili është dërguar në spital me brinjë të thyera. Federata Italiane ka ndëshkuar edhe protagonistët.

59 javë pezullim në total, ku me 36 javë janë dënuar lojtarët e Vittoria-s dhe me 23 ata të Paternos. Më rëndë është dënuar lojtari i Vittoria-s, Vincenzo Esposito, i cili është ndëshkuar me 8 javë pezullim. Kjo është një katastrofë që ndodhi gjatë kësaj rrahje që më së miri shihet në video.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat