Një arbitër spanjoll për ndeshjen Shqipëri-Armeni

Sporti

Një arbitër spanjoll për ndeshjen Shqipëri-Armeni

Më: 27 mars 2015 Në ora: 09:07

Spanjolli Fernandez Borbalan do të jetë arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen eliminatore për ‘Euro 2016’, ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë, që do të zhvillohet më 29 mars nga ora 18:00.
Ndihmësit e tij do të jenë Cabanero Martinez dhe Roberto Del Palomar, ndërsa arbitër i katërt, Jorge Canelo Prieto.

Në linjën e portës do të vendosen Carlos Gomez dhe Pedro Montero.

Kjo është hera e parë që 41-vjeçari arbitron një ndeshje të Shqipërisë, ndërsa në Spanjë konsiderohet një nga gjyqtarët më të mirë të momentit.

Gjatë këtij sezoni ai ka drejtuar disa ndeshje të rëndësishme, mes të cilave Valencia-Barcelona dhe Barcelona-Athletic Bilbao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat