Messi nuk shkon në stërvitje, lëndimi i tij jo aq i lehtë

Sporti

Messi nuk shkon në stërvitje, lëndimi i tij jo aq i lehtë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 09:06

Lionel Messi nuk është paraqitur në stërvitje ditën e enjte, ndërkohë që po spekulohet se lëndimi i tij nuk është edhe aq i lehtë sa u mendua në fillim.
Argjentinasi u lëndua në ‘el Clasico’, mirëpo testet mjekësore e nxorën të gatshëm për ndeshjet e Argjentinës kundër El Salvadorit dhe Ekuadorit.

Megjithatë, ai nuk është stërvitur me skuadrën dhe tash Federata Argjentinase ka frikë për gjendjen e tij.

“Lionel Messi nuk ishte pjesë e ekipit në stërvitjet e të martës”.

“Ai qëndroi në hotel dhe ushtroi ndaras në palestër”, thuhet në njoftimin e federatës në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat