Mustafi në Premierligë?

Sporti

Mustafi në Premierligë?

Më: 26 mars 2015 Në ora: 23:50

Tottenham vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi nga Valenia ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Star”.

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Valencia, vetëm një stinor pas ardhjes në klub.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, mbrojtësi shqiptar kërkohet nga Tottenham. Klubi londinez do të bëjë përpjekje për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Menaxheri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino kërkon një qendërmbrojtës të ri dhe beson se Mustafi është përforcimi i duhur për skuadrën e tij.

Mustafi ka shkëlqyet me paraqitjet e deritashme te Valencia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat