Thirrja e yjeve tanë: Të dielën i duam gjithë shqiptarët në Elbasan (Foto)

Sporti

Thirrja e yjeve tanë: Të dielën i duam gjithë shqiptarët në Elbasan (Foto)

Më: 26 mars 2015 Në ora: 22:36

Vazhdon atmosfera e mirë në kampin e Kombëtares së Shqipërisë në Durrës

Lojtarët pas darkës së ngrënë zakonisht postojnë foto të ndryshme nëpër faqet zyrtare në rrjete sociale dhe një postim interesant e ka bërë edhe mesfushori fantastik Amir Abrashi.

Ylli i Grasshoppersit, ka postuar një foto ku shihet së bashku me Ermir Lenjanin, Taulant Xhakën dhe Arlind Ajetin i bëjnë thirrje të gjithë tifozëve shqiptarë të udhëtojnë drejt Elbasanit të dielën në përkrahje të Kombëtares.

“Tifozët kuq e zi që jeni më të mirët në botë ju përshëndesim me shokët e Kombëtares. Të dielën i duam të gjithë shqiptarët në Elbasan. #Jemigati #Kuqezijeti #AA8”, shkroi Abrashi në profilin e tij në Facebook.

Tifozët kuq e zi që jeni më të mirët në botë ju përshëndesim me shokët e Kombëtares. Të dielën i duam të gjithë shqiptarët në Elbasan. #ErmirLenjani #ArlindAjeti #TaulantXhaka #Jemigati #Kuqezijeti #AA8

Posted by Amir Abrashi Official on Thursday, March 26, 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat