Xavi arrin marrëveshje me Al Sadd

Sporti

Xavi arrin marrëveshje me Al Sadd

Më: 26 mars 2015 Në ora: 20:57

Ikona e klubit të Barcelonës, Xavi Hernandez, si duket është duke i shijuar momentet e fundit te skuadra katalunasve.

E përditshmja spanjolle AS, sot ka raportuar se mesfushori spanjoll ka arritur marrëveshje trevjeçare me skuadrën e Al Saddit nga Katari.

Sipas gazetës spanjolle, Xavi do të përfitojë nga 10 milionë euro për çdo vit, si dhe shumë bonuse tjera nga reklamat.

Al Sadd ishte në negociata me Xavin edhe vitin e kaluar dhe kishin arritur marrëveshje verbale, mirëpo mesfushori në momentet e fundit vendosi të qëndrojë te Barca, mirëpo si duket ai tashmë ka vendosur që të largohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat