Në finale Sigal Prishtina-Peja

Sporti

Në finale Sigal Prishtina-Peja

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:13

Dy skuadrat më të mira, Sigal Prishtina dhe Peja, do të ballafaqohen në finalen e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll.

Peja ishte më e mirë se Golden Eagle Ylli nga Theranda dhe fitoi me rezultat 95:66, në ndeshjen e gjysmëfinales. Në një atmosferë të zjarrtë sportive në palestrën sportive "13 Qershori" në Therandë, ku ishin mbi 1500 shikues, panë lojë të mirë mes Pejës dhe Yllit.

Pejanët në saje të ekipit me basketbollistë më cilësorë mposhten therandasit. Peja tre minuta para se të përfundoi takimi ishte në epërsi me 20 pikë dallim (84:64), e cila ishte edhe e pamundshme që të shkrihet nga Ylli.

Pejanët në përgjithësi ishin më energjikë, mbizotëruan në parket dhe si rrjedhojë e kësaj edhe fitorja qe bindëse (95:66).

Finalja mes Sigal Prishtinës e Pejës, do të luhet të dielën në orën 20.15, në Therandë. Si Prishtina po ashtu edhe Peja, premtojnë lojë të fortë dhe një finale ashtu si iu ka hije dy ekipeve më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat