Pedro në vend të Podolskit në Inter

Sporti

Pedro në vend të Podolskit në Inter

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:10

Sulmuesi aktual i Barcelonës, Pedro karrierën futbollistike mund ta vazhdojë në Seria A. Mediet në Itali të premten kanë raportuar së Interi e dëshiron yllin e Barcelonës për sezonin tjetër.

Besohet që trajneri Roberto Mancini nuk është i kënaqur më atë që po ofron sulmuesi Lukas Podolski, dhe në vend të gjermanit e synon Pedron, transmeton “KosovaPress”.

Ky i fundit thuajse e ka të sigurt largimin nga “Camp Nou”, pasi nuk bënë pjesë në formacionin e parë të trajnerit Luis Enrique. Ndërkohe Podolski pritet të rikthehet në Arsenal pas përfundimit të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat