Kritikon ashpër ‘Djajtë e Kuq’

Sporti

Kritikon ashpër ‘Djajtë e Kuq’

Më: 6 mars 2015 Në ora: 18:26

Paul Scholes, legjenda e futbollit të Manchester Utd, nuk ka mundur t’i ruajë nervat dhe ka thumbuar ashpër trajnerin Louis van Gaal. Ai përsëri e kritikon, duke ia numëruar edhe investimet. “Van Gaal duket shumë i lumtur të jetë në vendin e katërt në tabelë, mirëpo ky klub duhet të mundohet ta fitojë ligën. Ai ka shpenzuar plotë 150 milionë funte. Ata shpenzuan 70 milionë funte vitin e kaluar nën menaxhimin e David Moyes, kjo do të thotë se United ka shpenzuar 220 milionë funte për 18 muaj dhe ende duken më keq”, ka thënë Scholes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat