Di Marzio numëron rastet e Shaqirit!

Sporti

Di Marzio numëron rastet e Shaqirit!

Më: 6 mars 2015 Në ora: 17:05

Futbollisti Xherdan Shaqiri po kalon formë të mirë në ekipin e Interit dhe kanë synime që të fitojnë trofeun e Europa League, por edhe të janë sa më lartë në renditjen e Serie A. Eksperti i transferimeve në Itali, Gianluca Di Marzio, ka numëruar edhe rastet e Shaqirit, duke thënë:“Shaqiri ka pasur 17 raste për gol në kampionat. Ai bënte pjesë në bankën zëvendësuesve te Bayerni dhe sa herë futej në ndeshje ishte i rrezikshëm.

Është një lojtar i madh dhe nuk më befason kjo formë e lartë e tij. Aventurën te Interi nuk e nisi në pozicionin e tij, por tani po shkëlqen, ku ka asistuar dhe shënuar. Ai është lojtar i madh që do t’i bëjë mirë shumë Interit në të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat