Zeneli shënoi për Helsinkin, Gela skuqet!

Sporti

Zeneli shënoi për Helsinkin, Gela skuqet!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2015 Në ora: 16:52

Sulmuesi shqiptar, Erfan Zeneli, bëri lojë të mirë në fanellën e Helsinkit, e cila para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër FC Lahtit, në ndeshjen çerekfinale të League Cup të Finlandës. Mysafirët nga minuta e 18-të, ishin me një futbollist më pak, pasi që shqiptari Xhevdet Gela u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Vendasit shfrytëzuan epërsinë numerike dhe fituan me golat Zenelit (37’) e Havenaar (85’). Zeneli luajti tërë ndeshjen dhe tregoi lojë shumë të mirë, duke kontribuar në kualifikimin e skuadrës së tij për në gjysmëfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat