Vokrri në UEFA

Sporti

Vokrri në UEFA

Nga: K.Goca Më: 6 mars 2015 Në ora: 11:50

Delegacioni i FFK-së në krye me Fadil Vokrrin, kryetar dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, të hënën më 9 mars në selinë e UEFA-s do të kenë takim me zyrtarë të nivelit më të lartë të UEFA-s. Në bazë të shumë takimeve të mëparshme me zyrtarë të lartë të UEFA-s, palët janë dakorduar që të vazhdohet me takime të nivelit të lartë, në mënyrë që të përgatitet FFK-ja për anëtarësim në UEFA, përkatësisht për përgatitjen për aplikim dhe tejkalimin e pengesave ligjore dhe statutare për pranim të FFK-së në këtë institucion. Në këtë takim do të bisedohet edhe se si të ndihmohet FFK-ja për që të jetë sa më e përgatitur për anëtarësim në UEFA”, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat