Letër e dhimbshme e Alijes: Trajner, asnjëherë nuk të tradhtova!

Sporti

Letër e dhimbshme e Alijes: Trajner, asnjëherë nuk të tradhtova!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2015 Në ora: 11:46

Futbollistja Alije Hamiti, që luan për Vizionin e Ferizajt, ka shkruar një letër në facebookun e saj, kur iu drejtohet trajnerit të saj. “Nuk mund të numërohen momentet që kalova me ty, pothuajse e gjithë fëmijëria ime kaloi me ty gjithashtu edhe momentet më të bukura të rinisë time!

Ti ishe pranë meje, por kjo nuk të ka bërë një person i paharruar në zemrën time. Shkaku që ti je person i pazëvendësueshëm dhe i paharrueshëm në zemrën time është se nuk mund të numërohen telashet qe unë ty t’i bëra me kokë fortësinë time sa nerva t’i shkatërrova dhe t’i çfarë bëre asnjë herë nuk mbajte inat e as nuk u zemërove me mua gjithmonë ishe krahu im i djathtë pa marr parasysh a e kisha gabim apo jo.

Kishte momente hidhërimi momente dëshpërimi dhe shumë momente gëzimi gjithmonë i kaluam së bashku, nuk mund ti harroj asnjëherë ato momente kur un futesha në fushë dhe ti ishe gjithmonë pranë meje dhe kur triumfoja ti u gëzoheshe pothuajse më shumë se unë. Edhe tani kur do të futem në fushë dhe tani ti do të jesh prapë me neve. Prapë... Dhe gjithashtu pa marr parasysh të gjitha momentet unë asnjëherë nuk të tradhtova, gjithmonë isha besnik ndaj teje.

Ti je pjesa e jetës tonë gjithmonë do të jemi me suksese edhe më të larta”, shkruan letrën e dhimbshme sportive Alija për trajnerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat