Skuadra amerikane çmendet për Van der Vartin

Sporti

Skuadra amerikane çmendet për Van der Vartin

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:48

Sporting Kansas City ka konfirmuar se janë të interesuar ta transferojnë mesfushorin e Hamburgut, Rafael van der Vart
Rafael van der Vart gjatë verës pritet të largohet nga Hamburgu. Por, holandezi ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.

Kurse, ekipi amerikan, Sporting Kansas City ka konfirmuar se janë të interesuar ta transferojnë ish mesfushorin e Real Madridit dhe Tottenhamit.

“Ne do të mundohemi ta marrim Va nder Vartin në korrik, për më herët nuk e di nëse Hamburgu do ta lëshoj të vijë”, ka deklaruar drejtori sportiv i Sporting Kansas Cityt, Robb Heineman.

Ai ka bërë të ditur se parat nuk janë pengesë për transferimin e holandezit, por i mbetet këtij të fundit të vendos rreth të ardhmes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat