Të gjithë me Carlo Ancelottin

Sporti

Të gjithë me Carlo Ancelottin

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:01

Carlo Ancelotti ka besimin e plotë të Real Madridit pavarësisht barazimit me Villarrealin në Santiago Bernabeu.
Carlo Ancelotti mund të rri lirshëm. Lojtarët dhe stafi i Real Madridit janë të bindur se strategu italian është trajner ideal për ta drejtuar skuadrën nga Santiago Bernabeu, raporton Marca.

Madje, edhe mbrojtësi brazilian, Marcelo kishte thënë pas barazimit me Villarrealin se brenda dhomave të zhveshjes besimi mbetet i madh në rrugën dhe punën e trajnerit italian.

Më herët është spekuluar se Ancelotti do të shkarkohet në fund të sezonit nëse nuk arin ta fitoj La Ligan. Kurse, Manchester City është përmendur si destinacion i mundshëm i strategut italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat