K. Italisë, Fiorentina hedh një hap të rëndësishëm drejt finales

Sporti

K. Italisë, Fiorentina hedh një hap të rëndësishëm drejt finales

Më: 5 mars 2015 Në ora: 22:53

Fiorentina e mundi 2-1 në Torino ekipin e Allegrit duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales.

Kupa e Italisë rezultoi më e vështirë sec pritej për Juventusin. Fiorentina e mundi 2-1 në Torino ekipin e Allegrit duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales, falë një Salah në formë të shkëlqyer që me dy gola bëri të pavlerë superioritetin bardhezi në qarkullimin e topit dhe krijimin e rasteve. Sulmuesi i Fiorentinës, që në fundjavë ndëshkoi dhe Interin shënoi një gol fantastik që në fillim duke bërë për ujë të ftohtë mbrojtjen vendase.

Megjithatë epërsia e skuadrës së Montellës nuk zgjati shumë pasi në të 24-trën, Fernando Llorente goditi saktë duke barazuar rezultatin. Fiorentina megjithatë nuk u step, madje në minutën e 32-të ju afrua sërish golit të epërsisë. Ashtu si në pjesën e parë dhe në të dytën, Fiorentina ju afrua golit me Micah Richards që pa Storarin t’i mohonte një gol të sigurtë në të 49-tën. Aq në formë sa portieri i Juventusit nuk rezultoi mbrojtja, që në të 53-tën i fali golin e dytë sulmuesit Salah, me Fiorentinën që u kthye në epërsi.

Juventus u përgjigj 6 minuta më pas me një goditje të Tevez që pa Neton t’i mohonte një gol të sigurtë, ndërsa në pjesën e mbetur të lojës bardhezinjtë bënë gjithcka për të marrë të paktën barazimin por Fiorentina rezistoi duke patur tashmë avantazhin e një goli për ndeshjen e kthimit në “Artemio Franchi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat