A e kanë problem mbetjen në elitë?

Sporti

A e kanë problem mbetjen në elitë?

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2015 Në ora: 18:45

Futbollistët e Ferizajt janë optimistë se do ta sigurojnë ekzistencën në elitë. Fitorja e të dielës së kaluar me rezultat 2:1 kundër Istogut ka rritur optimizmin të të gjithë në klub dhe shpresojnë se kanë forcë t’i ikin edhe zonës së barazhit. Ferizajasit gjatë vjeshtës u ballafaquan me një mori telashe, por në stinorin pranveror duket se kanë me pak probleme dhe janë më të organizuar, kjo iu jep shpresë se do të tubojnë sa më shumë pikë. Futbollisti Dardan Çerkini, mendon se trepikëshi me Istogun është një infuzion i mirë për klubin e tij dhe që rritë synimet për të bërë edhe më shumë në vazhdim të kampionatit. Ai e shikon ekipin e tij shumë më të fortë për nga ana e futbollistëve, më të kompletuar dhe kjo i jep besim se mund të arrijnë objektivat e tyre.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat