Në emocionet e Kupës

Sporti

Në emocionet e Kupës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2015 Në ora: 18:40

Katër ekipe janë në emocionet e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll. Të katër ekipet lakmojnë finalen e madhe dhe trofeun. Sigal Prishtina hiqet që ka ndeshje me të lehtë në ballafaqim me Trepçën, kjo e fundit është me të gjithë basketbollistë vendore por synon të luftojë deri në fund dhe madje edhe të befasojë. Golden e Eagle Ylli nga Theranda në kampionat e pati mundur (73:72) Pejën dhe prapë janë optimistë se do të bëjnë të njëjtën gjë. Trajneri i Trepçës nga Mitrovica, Ilir Selmani, tha se janë të vetëdijshëm se Sigal Prishtina është më e mirë por gjithsesi me ekipin e tij premton lojë të mirë në gjysmëfinale, e cila luhet nesër në orën 17.15 në palestrën e sportit “13 Qershori” në Therandë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat