Kroos: Ancelotti, arsyeja pse jam transferuar te Reali

Sporti

Kroos: Ancelotti, arsyeja pse jam transferuar te Reali

Më: 5 mars 2015 Në ora: 16:45

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka zbuluar arsyen kryesore të transferimit të tij te Los Blancos nga Bayerni, duke thënë se Ancelotti ishte vendimtar në këtë gjë.

Toni Kroos ka thënë se ai ka marrëdhënie shumë më të mira me Ancelottin sesa që kishte me Pep Guardiolën te skuadra e Bayernit, dhe kjo ka qenë arsyeja e transferimit të tij te Los Blancos.

“Ancelotti është një nga arsyet që unë jam transferuar te Reali – unë mendoj se është normale të bisedosh me trajnerin para se të marrësh ndonjë hap”, tha Kroos për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Ai më ka impresionuar shumë dhe më ka thënë se Reali do të bëhej edhe më i fortë me mua në skuadër. Ishte një bisedë shumë e mirë”.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Ne komunikojmë shumë ndërmjet veti para ndonjë takimi”, përfundoi gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat