Kurdisje apo jo!

Sporti

Kurdisje apo jo!

Më: 5 mars 2015 Në ora: 15:27

Klubi Flamurtari bëhet sërish pjesë e organeve të drejtësisë, këtë herë për sfidën e së mërkurës me Partizanin. Pas akuzave të presidentit Idriz Sinani, bordi drejtues i klubit vlonjat i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet mbi atë humbje të dyshimtë, sipas tyre.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se, klubi do të vërë në dispozicion të organit të akuzës pamjet filmike dhe analizën tenike të ndeshjes. Përveç organeve të drejtësisë, drejtuesit e Flamurtarit kanë kërkuar zbardhjen e kësaj çështjeje edhe nga Komisioni i Etikës në FSHF.

Në fund, drejtuesit e klubit vlonjat sigurojnë tifozët se do të largojnë përfundimisht nga futbolli cilindo që ka qenë pjesë e këtyre aferave. Në fund të muajit janar, Prokuroria e Vlorës nisi procedimin kryesisht për minutat e fundit të sfidës Flamurtari-Teuta, ku u vërejt lëshimi i lojës nga futbollistët durrsakë për t’i dhënë mundësinë vlonjateve të fitonin ndeshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat