Aeronautika se shpejti në Federatën Ndërkombëtare

Sporti

Aeronautika se shpejti në Federatën Ndërkombëtare

Më: 5 mars 2015 Në ora: 14:51

Pas licencimit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federata Aeronautike e Kosovës, pret që së shpejti të pranohet edhe në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës (FAI). Sipas kryetarit te FAK-së, Fadil Gërguri, dokumentacioni është pothuajse i gatshëm dhe gjasat janë reale që edhe FAK-së të bëhet pjesë e familjes evropiane e botërore të aeronautikës, veçmas pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Gërguri ka bërë të ditur se FAK-së përbëhet nga 15 klube nga vendet e ndryshme të Kosovës, ndërkohë që dy klubet e fundit, të cilat u pranuan kohë më parë janë Elita nga Leposaviqi dhe AEC nga Prishtina., bënë të ditur Baki Berisha, zëdhënësi i Federatës Aeronautike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat