Shkodra edhe e biçikletave

Sporti

Shkodra edhe e biçikletave

Më: 5 mars 2015 Në ora: 11:59

Shkodra nuk njihet vetëm si qyteti i traditës dhe kulturës së hershme, nga ku kanë dalë breza të tërë artistësh, sportistësh e zejtarësh me famë ballkanike, por Shkodra ka hyrë në historinë shqiptareedhe si qyteti i biçikletave. Kjo është një traditë e hershme që fatmirësisht vazhdon edhe në ditët e sotme.

Edhe biçikleta shqiptare ka një histori që lidhet me Shkodrën. Nga studimet e deritanishme rezulton sebiçikleta e parë në kë qytet ka ardhur në vitin 1907 nga konsulli i nderit i Suedisë në Shkodër, që supozohet të jeta edhe biçikleta e parë e hyrë në Shqipëri. Këtu nis historiashkodrane e biçikletës, një vazhdimësi deri në ditët e sotëme. Vazhdimisht në këtë qytet organizohen shëtitje kolektive me biçikleta në vendet piktoreske të qytetit dhe në zonatrreth tij. Bashkia Shkodër është përfshirë në mënyrë aktive në promovimin dhe mbrojtjen e kësaj kulture dhe tradite duke dhënë ndihmesën e saj. /ATSH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat