Shqiptarët që preken çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë

Sporti

Shqiptarët që preken çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2015 Në ora: 11:19

Dy shqiptarë kanë mundësi që të arrijnë deri në finalen e Kupës së Gjermanisë në futboll. Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi janë shqiptarët e vetëm që kanë depërtuar në çerekfinalen e madhe. Mesfushori ofensivë nga Kosova, Xhaka, me ekipin e Monchengladbach dhe sulmuesi Mehmedi me Freiburgun, janë në çerekfinale. Xhaka e Monchengladbach si mysafir mundën me rezultat 2:0 Offenbachin e Ligës së Tretë dhe Freiburgu si vendas me 2:1 Kolnin. Si Xhaka, si Mehmedi, synojnë të arrijnë në majë të kësaj gare prestigjioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat