Kush i thotë Januzajt ikë nga Manchester Utd?

Sporti

Kush i thotë Januzajt ikë nga Manchester Utd?

Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:56

Adnan Januzaj ka kontratë deri në vitin 2018 me skuadrën e Manchester Utd. Ai herë luan standard, herë zëvendësues, por assesi nuk ka minutat e bollshme të lojës. Futbollisti Januzaj mbrëmë luajti në 31 minutat e fundit kur e ndërroi argjentinasin, Angel di Maria. Philippe Albert, legjenda e futbollit të Belgjikës, e ka këshilluar Januzajn që të huazohet te ndonjë skuadër ku mund të luaj. “Mendoj se Januzaj duhet të marrë detyra të tjera, pra të huazohet. Ne shpesh themi se janë të rinj dhe duhet të kenë durim. Kjo nuk është e vërtetë. Kur ju jeni të rinj, ju jeni të motivuar, doni të luani. Dhe duke qëndruar në stol te Manchester United, ai humb kohë", ka thënë Albert për “rtl.de”. Ky në fakt i dërgon mesazh që të ikë nga Manchester Utd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat