Tronditëse, ja si mbetet pa ndjenja në fushë? (Video)

Sporti

Tronditëse, ja si mbetet pa ndjenja në fushë? (Video)

Nga: K.Goca Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:44

Futbollisti Bafetimbi Gomis për pak çastet ka tronditur të gjithë të pranishmit në ndeshjen Tottenham-Swansea, e cila u fitua nga vendasit me rezultat 3:2. Futbollisti i Swanseas mbeti në fushë pa ndjenja, duke mbjellë frikë të të gjithë që ishin në stadium. Ai është larguar nga fusha me barelë dhe me një maskë oksigjeni në fytyrë. Kjo ngjau në minutën e 12-të. “Është mirë. Jemi gjithmonë të vetëdijshëm për atë që ka ndodhur në të shkuarën. Ai i ka kaluar të gjithë testet mjekësore me ne, edhe atë të kardiologjisë", ka thënë një zëdhënës i Swanseas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat