Feniksi, fitues i turneut 'Adem Jashari'

Sporti

Feniksi, fitues i turneut 'Adem Jashari'

Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:05

Është përmbyllur turneu tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari” në futsall që u mbajt në kuadër të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”, prej 1 marsit e ku morën pjesë ekipet: “Benago” nga Çekia, “Flamurtari” Vlorë, “Al Ahli” nga Arabia Saudite si dhe ekipet nga Kosova, “Feniksi” nga Drenasi, “Liburni” nga Gjakova dhe “Besa” nga Peja.

Nga familja Jashari ishte Bekim Jashari dhe duhet veçuar pjesëmarrjen e aktores së mirënjohur që këto ditë mbushi 80 vjet primadona Leze Qena. Pas lojërave mënjanuese në gjysmëfinale u ballafaquan ekipi “Benago” nga Çekia i cili u mposhtë nga “Flamurtari” i Vlorës me rezultat 3:1, ndërsa në ballafaqimin e dytë gjysmëfinal “Feniksi” nga Drenasi ishte shumë më i mirë se “Besa” nga Peja ku ngadhënjeu me rezultat 5:2. Në ndeshjen për vend të tretë ekipi ngs Arabis Saudite ishte më i mirë se Besa ngs Peja pss ekzekutimit te ppenaltive (6:5) pasi që në kohën e rregullt ndeshja përfundoi 6:6. Ndeshja finale ku ballafaquan dy ekipet më të mira të turneut Feniksi nga Drenasi dhe Flamurtari i Vlorës, u përshkua me një rivalitet të madh, të pakompromis, me plotë aksione dhe duele të forta.

Pas një lojë tejet mbizotëruese gjatë gjithë kohës ngadhënjeu ekipi Feniks nga Drenasi duke shënuar fitore të thellë me rezultat 9:3. Në fund me medalj dhe kupa u nderuan ekipet fituese dhe pjesëmarrësit në këtë turne. Kupën ekipit fitues ja dorëzuan Bekim Jashari i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë turne, bashkë me nënkryetarin e FFK-së Bekim Haxhiu. Komisioni për futsall i FFK-së ishte përkujdesur dhe kishte ftuar të gjitha federatat dhe asociacionet që organizojnë turne të ndryshëm në degë të ndryshme sportive me emrin “Adem Jashari’ të jenë të pranishëm në fazën përmbyllëse të këtij turneu.
Rezultatet e ndeshjeve
Benago (Çeki)- FC Besa (Kosovë) 6:2
Feniksi (Kosovë)- Flamurtari (Shqipëri) 4:3
Benago (Çeki) - Liburni (Kosovë) 6:2
Al Ahli (Arabia Saudite) -Flamurtari (Shqipëri) 2:3
Besa (Kosovë) - Liburni (Kosovë) 4:3
Feniksi (Kosovë)- Al Ahli (Arabia Saudite) 3:3
Gjysmëfinale
Benago (Çeki) -Flamurtari (Shqipëri) 1:3
Feniksi (Kosovë)- Besa (Kosovë) 5:2
Ndeshja për vend të tretë
Benago(Çeki)-Besa (Kosovë) 6 :1
Për vend të pestë

Al Ahli-Liburni 6:6 (6:5 me pen.)

FINALJA
Feniksi(Kosovë)-Flamurtari(Shqipëri) 9:3 (4:0)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.
Shikues: 500
Gjyqtarë:Besar Beqiri e Besart Ismajli e Ekrem Franca.
Shënues: Mejzini (2' , 3', 31’ 36’ e 38’ ), Alibegu(8, 20' e 37’), e Shp. Brahimi(34’) për Feniksin dhe Ar. Qopekaj(31’), Aloviç(32’) e Rzkaoviç(38’) për Flamurtarin.
Feniksi(Kosovë): Gashi, Mejzini, Alibrgu, Sh. Brshimi, Hasi, Selmani, B. Brahimi, Ramdani, Shq Brahimi, Zefaj, Mulai, Nishori dhe Fazliu.
Flamurtari(Shqipëri): Rrapii, Qopekaj, Kalous, Maze, Alovic, Kçoviç, Rzakoviç, Koçiraj, S. Qopekaj, K. Kotiraj, Gunaj e Xhyheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat