K. Italisë, s'ka fitues në gjymëfinalen e parë, Lazio-Napoli 1-1

Sporti

K. Italisë, s'ka fitues në gjymëfinalen e parë, Lazio-Napoli 1-1

Më: 4 mars 2015 Në ora: 23:00

Në "Olimpico" të Romës, dy skuadrat barazuan 1-1 mes tyre në në ndeshje përgjithësisht të ekuilibruar.

Lazio dhe Napoli nuk arritën të nxjerrin një fitues në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë mes tyre. Në "Olimpico" të Romës, dy skuadrat barazuan 1-1 mes tyre në në ndeshje përgjithësisht të ekuilibruar, që lë gjithcka të hapur për takimin e kthimit. Ndeshja në kryeqytet në fakt ishte dëfyrese, me Lazion që goditi shtyllën që në minutën e 9-të me De Vrij. Në aksionin tjetër të rrezikshëm, skuadra e Piolit kaloi përpara me Klosen, që shfaqi dhe njëherë aftësinë e tij realizuese përpara portës.

Në pushim megjithatë dy ekipet mund të kishin vajtur në barazim nëse Higuain do të kishte realizuar në të 44-trën. Dhe në pjesën e dytë Napoli ishte më këmbëngulës dhe pasi goditi traversën në të 50-tën me Lopezin, arriti të shënojë me Gabbiadinin që shfrytëzoi një aksion personal të Higuainit.

Napoli provoi madje dhe të fitojë ndeshjen duke rrezikuar me De Guzman në të 75-tën ndërsa në të 90-tën ishte Berisha që largoi topin në goditje këndi duke u konfirmuar si një prej më të mirëve për të tijtë në fushë. Në fund barazim 1-1 me dy ekipet që do përcaktojnë finalisten në ndeshjen e kthimit në "Sao Paolo".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat