Peja fuqi për Mornarin! Veseli: Do të luftojmë...

Sporti

Peja fuqi për Mornarin! Veseli: Do të luftojmë...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:52

Basketbollistët e Pejës shfaqën lojë të madhe midis Tivarit dhe e gjunjëzuan me rezultat 72:65 ((13:25, 14:13, 18:24, 20:10) Mornarin, në ndeshjen e xhiros së fundit të grupit C të Ligës Ballkanike. Dyshja Jozo Brkiç (me 19 pikë) e Alban Veseli (14), ishin në nivelin më të lartë, me bashkëlojtarë të tjerë, ku secili dha kontributin e madh dhe u kthyen me fitore që nuk matet as me ari. Pejanët që nga sekondat e para e deri te e fundit, ishin të mobilizuar në përgjithësi, zbatuan lojë të fortë në mbrojtje dhe me veprime shkollore e të sigurta e thelluan fitoren e madhe, e cila ia siguroi direkt kualifikimin për në gjysmëfinale. Në çerekun e parë, pejanët bënë me dije se kanë ardhur për të fituar dhe aplikuan lojë të fortë. Në minutën e 10-të, pejanët ishin në epërsi më 12 pikë (13:25), e cila iu dha edhe më shumë zemër në vazhdim të lojës. Edhe në çerekun e dytë, verdhezinjtë bënë lojë mjeshtërore dhe ishin të kujdeshëm në çdo çast, duke mos lejuar rivalin që të paraqet kërcënim. Peja në epërsi me 27:38 në minutën e 20-të dhe që e thellojë edhe më shumë në vazhdim. 17 pikë epërsi (45:62) në minutën e 30-të veç konfirmuan fitoren e madhe, pasi që në dhjetë minutat e fundit verdhezinjtë luajtën më më komoditet. Peja triumfojë me rezultat 72:65 dhe kësisoj përfunduan në vend të parë me 10 pikë, sa ka edhe i dyti Kumanova.
Peja kualifikohet direkt në gjysmëfinale, ndërsa Sigal Prishtina me 11 mars në çerekfinale si mysafir takohet me ekipin rumun, Craiova dhe pas dy jave ajo e kthimit në kryeqytet. Alban Veseli, prej basketbollistëve më të mirë pejan, për gazetën kombëtare "Bota sot", tha se ishte një fitore e madhe në Tivar. "Kjo ishte pa dyshim fitorja më e rëndësishme e kampionatit, duke e ditur rëndësinë e kësaj ndeshje, si dhe përqendrimi ka qenë maksimal nga ne. Të gjithë kemi dhënë gjithçka nga vetja që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të madhe që na është ofruar tri herë më radhë dhe rastin e fundit nuk e lëshuam nga dora. Tani jemi në Final Four të BIBL-së dhe kjo është një arritje jo e vogël për ne por gjithsesi nuk jemi të kenaqur me kaq. Do të luftojmë në të gjitha frontet që të tregojmë sukses maksimal", thotë Veseli.

Mornari-Peja 65:72
(13:25, 14:13, 18:24, 20:10)
Palestra e sportit në Tivar.
Gjyqtarë: P.Obradoviq, D.Kralj, E.Karoviç.
Mornari:Jeleniç 18, Koraç 4, Coleman 6, Vujosheviq 2, Wilson 3,Damjanoviq 11, Mikoviq 10, Milloseviq 9, Milan Latkoviq, Milosh Latkoviq dhe Milloviq 2.
Peja:Veseli 14, Wise 9, Hajrizi 4, Brkiç 19, Rubin 7, Nelson 10, Austin 7, Rugova 2, Beqiri, Radoni, Grapci dhe Hajdari.

Grupi C

Mornari-Peja 65:72
Tabela
1.Peja 6 4 2 10
2.Kumanova 6 4 2 10
3.Craiova 6 3 3 9
4.Mornar 6 1 5 7

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat