Juve nuk do ta ketë lehtë ndaj Fiorentinas

Sporti

Juve nuk do ta ketë lehtë ndaj Fiorentinas

Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:06

Vincenzo Montella ka premtuar se Fiorentina do t’ia bëjë të vështirë Juventusit ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Viola të enjten udhëton në Torino për ndeshjen e parë, mirëpo ka disa lojtarë të lënduar që janë në dyshim për lojë, si Borja Valero, David Pizarro, Jose Basanta, Stefan Savic, Nenad Tomovic e Matias Fernandez.

Sidoqoftë, trajneri beson se skuadra e tij ka shanse ta eliminojë Zonjën e Vjetër që po ashtu ka probleme me lojtarë të lënduar.

“Për mua, ndeshjet ndaj Juventusit janë gjithmonë të veçanta, madje edhe para se të vija në Firence”.

“Kur luan ndaj skuadrës më të fortë, gjithmonë ka stimulim dhe motivim”, ka deklaruar Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat