Vëllaznimi po forcohet!

Sporti

Vëllaznimi po forcohet!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:36

Disa ditë është shqyrtuar seriozisht nga drejtuesit e klubit të hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova (meshkujt) t’i vazhdojnë apo jo garat në Superligë. Arsye ishin kushte shumë të rënda financiare, por pas gjithë këtyre vështirësive ndodhi një e mirë në klubin me renome. Kuvendi Komunal i Gjakovës i ndihmon me 10 mijë euro dhe po ashtu nga koncerti që do të mbahet në këtë qytet, klubi do t’i ndahet edhe një shumë e mjeteve parash, që e forcojnë dukshëm në vazhdim të kampionatit. Te hendbollistët është ngritur tani motivi dhe premtojnë se do ta sigurojnë ekzistencën! Kryetrajneri Uran Luzha, tha se mjetet janë një infuzion i mirë dhe që forcuan klubin që kishte ditë më të vështira të ekzistimit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat