Azemi e sheh Prishtinën favoritë në Ligën Ballkanike

Sporti

Azemi e sheh Prishtinën favoritë në Ligën Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:35

Sigal Prishtina të martën mbrëma bëri lojë të organizuar, të fortë e kolektive, duke i mbajtur leksion ekipit nga Bullgaria, Rilski Sportisti dhe i shkaktoi humbje me 23 pikë dallim (94:71). Basketbollistët e kampionit të Kosovës shtruan lojë të shpejt dhe dërmuan rivalin. Kapiteni i Prishtinës, Edmond Azemi, shprehet se ishte fitore shumë më rëndësi dhe e katërta më radhë në grupin D, e cila i bën edhe si favorit në Ligën Ballkanike, njëkohësisht synojnë edhe IPKO Kupën e Kosovës. Prishtina të premten (nesër) do të luajë në Therandë kundër Trepçës, në kuadër të gjysmëfinales së IPKO Kupës. Azemi tha se me Rilskin treguan lojë të madhe dhe kënaqën edhe tifozët e pranishëm në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat