Hamilton: 2014, viti më i mirë në karrierë

Sporti

Hamilton: 2014, viti më i mirë në karrierë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:41

30-vjecari i druhet edhe rivalëve të tjerë si Ferrari, Williams , McLaren dhe Red Bull.

2014 ishte një vit i mrekullueshëm për Mercedesin por akoma më shumë për Lewis Hamilton. Piloti britanik zhvilloi një sezon të madh dhe në fund arriti të mposhte shokun e tij skuadrës gjermanin Nico Rosberg duke u shpallur për të dytën herë në karrierë kampion bote në Formula 1. Por Hamilton nuk dëshiron të ndalet këtu pasi kërkon të fitojë sërish në 2015-n, madje ai është i bindur se Mercedes do të dominojë edhe në kampionatin Botëror që do të startojë 15 Marsin e ardhshëm në Melbourne të Australisë.

" Mendoj se 2014-ta ka qenë një nga vitet më të mira të jetës sime për të mos thënë më i miri. 2014-tën mund ta përshkruaj thjeshtë si një vit të jashtëzakonshëm. Me skudrën kemi bërë një punë të madhe që ka patur ulje dhe ngritje. Kemi qënë përpara të gjithëve në pjesën më të madhe të sezonit, por vështirësitë kanë qëndruar te fakti se kemi dashur të përmirësohemi akoma edhe më tepër pavarsisht avantazhit. Megjithatë ne dëshirojmë të jemi ende më të mirët dhe të dominojmë edhe në 2015-n".

Edhe këtë sezon rivali më i madh i Hamilton në luftën për titullin pritet të jetë shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg. Gjithsesi 30-vjecari i druhet edhe rivalëve të tjerë si Ferrari, Williams , McLaren dhe Red Bull.

" Me shumë mundësi rivalët e mi do të jenë po ata të vitit të kaluar. Mendoj se Rosberg do të mi bëjë të vështira gjërat, por ndërkohë nuk duhet të harrojmë as skuadrat e tjera. Do të kemi përballë Red Bullin, Williamsin, McLarenin dhe Ferrarin. Ricciardo, Massa, Bottas, Raikkonen, Vettel dhe Alonso janë të gjithë pilotë të rrezikshëm".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat