Duka e Montreali në histori!

Sporti

Duka e Montreali në histori!

Nga: Beqir Sina Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:00

Sipas komentatorëve sportiv, kualifikimi ka qenë shumë i rëndësishëm, pasi ajo u arrit kundër një kundërshtari të fortë nga Meksika, Pachuca. Në një moment dramatik, kur sulmuesi i Montreal, Cameron Porter, shënoi në minutën 90+4’ ndërprerjes, kohë kjo për të siguruar një barazim 1:1 dhe të kualifikoi kanadezët e Montrealit prej ndikimit nga shënimi i golave të skuadrës në fushën kundërshtare.

Gazeta ‘Bota sot’ shkruan, se futbollisti shqiptar Dilly Duka, me ekipin e tij nga Kanadaja, Montreal Impact, bënë mrekulli në CONCACAF Champions League (amerikano-verior). Montreal Impact si vendas barazoi 1:1 me ekipin e mirënjohur meksikan, Pachuca, por falë barazimit 2:2 në sfidën e parë, janë kualifikuar në gjysmëfinale. 38.104 tifozë kanë qenë të pranishëm në stadiumin olimpik të Motrealit.

Montreal Impact, gjithashtu u bë ekipi i dytë MLS, Kampionatit të Futbollit SHBA dhe Kanada në histori që ka arritur deri në gjysmëfinale të Champions League. E para që arriti deri këtu ka qenë skuadra e Washington Statet - Seattle, e cila kishte "thyer akullin" në atë terren të veçantë të garës në sesionin 2012-13, kur ata mundën kampionen e Meksikos Tigres ne rezultatin përfundimtar 3:2 në total. DC United e kryeqytetit të SHBA ose Alajuelense, e Kosta Rikës do të jenë kundërshtarët e ardhshme Montreal-it Champions League, pas dy javësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat