Rrahmani me Partizanin mposhtën Flamurtarin

Sporti

Rrahmani me Partizanin mposhtën Flamurtarin

Nga: K.Goca Më: 4 mars 2015 Në ora: 15:54

Futbollisti nga Kosova, Amir Rrahmani, dëshmoi lojë të mirë në fanellën e Partizanit nga Tirana, e cila triumfoi me rezultat 2:1 në përballje me Flamurtarin e Vlorës, në ndeshjen e javës së 25-të të Kampionatit të Shqipërisë. Rrahmani realizoi gol në minutën e 57-të, kur barazoi rezultatin 1:1 dhe Raçiç konkretizoi për fitoren 2:1. Për vlonjatet shënoi Telushi në minutën e 21-të. Skuadra e Partizani është në hap për titullin e kampionit, ku klasifikohet në vend të tretë me 47 pikë por ka një ndeshje më pak se kryesuesi, Kukësi që ka 52 pikë të mbledhura.

Liga e Shqipërisë

Kukësi-Teuta 5:2
Laçi-Vllaznia 1:0
Partizani-Flamurtari 2:1
Tabela
1. Kukesi 25 16 4 5 38:18 52
2. Skënderbeu 24 14 6 4 33:11 48
3. Partizani 24 14 5 5 23:13 47
4. KF Tirana 23 14 5 4 30:15 47
5. Laçi 24 11 8 5 29:15 41
6. Flamurtari 24 9 7 8 22:16 34
7. Vllaznia 25 9 3 13 21:27 27
8. Teuta 25 6 1 18 23:41 19
9. Elbasani 24 4 1 19 13:42 13
10. Apolonia 24 2 4 18 6:40 10

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat