Juventusi e ndien erën e finales

Sporti

Juventusi e ndien erën e finales

Më: 4 mars 2015 Në ora: 15:05

Juventusi është në çdo aspekt i përgatitur që të ballafaqohet me Fiorentinën nga Firenca, që hiqet prej skuadrave më të papërshtatshme. ‘Zonja e Vjetër’ e ndien erën e finales së Kupës së Italisë, por është e vëmendshme se Fiorentina ka ekip që lufton deri në fund.

Gjysmëfinalja e Kupës italiane mes Juves e Fiorentinës luhet të enjten në mbrëmje (20.45). Massimiliano Allegri, trajneri i Juves, tha se dëshiron të gjitha trofetë e mundshme, që nga titulli në Serie A, Champions League. Kupën e Italisë. “Kemi detyrimin për të provuar që të shkojmë deri në fund në të tri garat. Është momenti deciziv i sezonit. Sfida me Fiorentinën ose na çon në finale ose na kthen në shtëpi, ndërkohë që edhe në Champions është një sfidë vendimtare. Kampionati mbetet i hapur deri sa diçka të tillë ta thotë matematika.

Titulli nuk mund të konsiderohet si i garantuar. Titulli i katërt radhazi në kampionat do të ishte diçka e jashtëzakonshme që pak të tjerë e kanë arritur, Championsi është ëndrra , ndërsa Kupën e Italisë duhet të provojmë që ta fitojmë”, tha Allegri. Ai shprehet se kundër Fiorentinës do të luajë më përbërjen më të mirë. “Do të zbresë në fushë formacioni më i mirë, pasi Fiorentina është në formë. Skuadrat e Montellës luajnë gjithmonë mirë. Pogba do të luajë ndërsa Sturaro do të shkojë në bankë.

Sa i përket modulit të shohim pasi kam lojtarë që kanë luajtur më shumë se 30 ndeshje dhe unë kam nevojë për të gjithë. Ndoshta ndaj Fiorentinës hedh ata që janë aktivizuar më shumë dhe i lë të pushojnë kundër Sasuolos në kampionat. Të mos harrojmë se Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm për ne pasi u bënë disa vite që nuk e fitojmë”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat