Inzaghi shkarkohet nëse nuk fiton ndaj Veronas

Sporti

Inzaghi shkarkohet nëse nuk fiton ndaj Veronas

Më: 4 mars 2015 Në ora: 13:14

Filippo Inzaghi pritet të shkarkohet nëse Milani nuk arrin të nxjerrë fitore ndaj Hellas Verona në San Siro të shtunën.

Spekulimet rreth të ardhmes së ish-sulmuesit po sillen tashmë disa muaj, por klubi përfundimisht e ka humbur durimin në Inzaghin dhe e planifikon të ardhmen me një trajner të ri.

Rossonerët aktualisht qëndrojnë në pozitën e 10-të të Serie A dhe presidenti Silvio Berlusconi dhe drejtori ekzekutiv Adriano Galliani ishin të gatshëm t’i japin më shumë kohë Inzaghit.

Por pas një serie të rezultateve zhgënjyese ata mendojnë shkarkimin e tij, me momentin vendimtar që do të jetë ndeshja e fundjavës ndaj Hellas Verona.

Klubi mendon ta rikthejë Clarence Seedorf në stolin drejtues, i cili vazhdon të marrë pagë nga klubi. Opsion për ta drejtuar klubin deri në fund të sezonit është edhe Mauro Tassoti.

Ndërkohë Rossonerët qysh tash janë duke menduar edhe për trajnerin e sezonit të ardhshëm, me Vincenzo Montella, Luciano Spalletti dhe Jurgen Klopp që janë në listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat