Pse mund të dënohet ekipi i Xherdan Shaqirit?

Sporti

Pse mund të dënohet ekipi i Xherdan Shaqirit?

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:58

Gazzetta Dello Sport bën të ditur duke ju referuar burimeve nga selia e UEFA-s në Nyon se klubi zikaltër dhe Roma shumë shpejt do të vihen në dijeni të ndëshkimeve për mosrespektimin e Fair Play Financiar.

Dy klubet rrezikojnë ndëshkime të nivelit të ndryshëm, lidhur me situatat respektive në buxhet, më i ashpër pritet të jetë dënimi për Interin. UEFA do të dalë me një vendim pas një mbledhjeje që është mbajtur në fundin e javës së kaluar, ku Paneli i komisionit hetues ka verifikuar gjithë bilancet duke marrë parasysh edhe afatin kalimtar të janarit, dhe ka vendosur në marrjen e masave që pritet të bëhen të ditura shumë shpejt.

Të dy klubet edhe pas marrjes së dënimit do të kenë mundësinë që të prezantohen sërish në Nyon në një takim ku UEFA shpreson të arrihet në pranimin e dënimit apo të një pakti nga ana e klubeve. Gjasat janë që të dënohet ekipi ku luan shqiptari nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Pra, Interi rrezikon para së gjithash një gjobë nga 6 deri në 7 milionë euro, si dhe reduktimin e grupit në listën UEFA nga 24 në 21 futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat