Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri –Armeni

Sporti

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri –Armeni

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:09

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Armeni
FSHF ka njoftuar në sajtin e saj zyrtar se tashmë ofron biletat online për ndeshjen Shqipëri – Armeni, e cila do të luhet në 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në këtë publikim FSHF njofton se ndryshe nga shume ndeshje te tjera, këtë herë janë ndërmarrë masa të “personalizuara” për kategoritë e ndryshme të publikut, pasi shpesh ka pasur pakënaqësi lidhur me çmimin e biletave.

Blerja e biletave online do të ndihmojë të gjithë sportdashësit dhe mbështetësit të cilët jetojnë jashtë vendit dhe duan një biletë për të ndjekur nga afër Kombëtaren por gjithashtu edhe të planifikojnë shumë gjëra të tjera përveç ndeshjes: një biletë avioni, rezervim hoteli, etj.

Çmimi i biletës në Tribunën F do të kushtoj 2000 lekë (rreth 15 euro), në Tribuna G1 çmimi do të jetë 1500 lekë (rreth 11 euro), dhe në Tribunën G2 çmimi është 1000 lekë (rreth 7 euro).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat