Shqiptari eliminoi ekipin meksikan, shkel gjysmëfinalen!

Sporti

Shqiptari eliminoi ekipin meksikan, shkel gjysmëfinalen!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:07

Futbollisti shqiptar, Dilly Duka, me ekipin e tij nga Kanadaja, Montreal Impact, bënë mrekulli në CONCACAF Champions League (amerikano-verior). Montreal Impact si vendas barazoi 1:1 me ekipin e mirënjohur meksikan, Pachuca, por falë barazimit 2:2 në sfidën e parë, janë kualifikuar në gjysmëfinale.

Futbollisti shqiptar luajti titullar, bëri lojë të mirë me shokë dhe arritën një sukses të madh. Duka ka meritën më të madhe për këtë kualifikim, sepse në sfidën e parë pati realizuar dy gola. Ekipi meksikan është treguar shumë i rrezikshëm, pasi që në minutën 80-të kaluan në epërsi me golin e Cano nga penalltia. Montreal Impact gati ishte i eliminuar, mirëpo Porter ka qenë hero i kualifikimit, duke barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 90+4. Duka me ekipin e tij shkelen gjysmëfinalen e madhe të Championsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat