Alves nuk e pret Barcelonën, gjen skuadër të re

Sporti

Alves nuk e pret Barcelonën, gjen skuadër të re

Më: 4 mars 2015 Në ora: 09:17

Dinorah Santana, menaxheri i Dani Alvesit, ka konfirmuar se mbrojtësi brazilian është aferë të arrij marrëveshje me një klub tjetër
Dani Alvesit i ka humbur durimi. Mbrojtësi brazilian është afër të gjej skuadrën e re, pasi deri më tani Barcelona nuk ka treguar interesim për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

"Ne jemi pranë nënshkrimit me një tjetër klub. Ne jemi në bisedime të avancuara. Dani është ende në dispozicion për Barcelonën,por ai nuk do të presë gjatë”, ka deklaruar menaxheri i brazilianit, Dinorah Santana

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat