Trajneri i Marseille, Marcelo Bielsa, në planet e Interit

Sporti

Trajneri i Marseille, Marcelo Bielsa, në planet e Interit

Më: 4 mars 2015 Në ora: 08:59

Trajneri i Olympique Marseilles, Marcelo Bielsa, raportohet se është duke u kërkuar nga Interi, ku dëshiron të sjellë edhe tre lojtarë me veti.
Argjentinasi është kontaktuar nga drejtori Nerazzurr, Piero Ausilio, për të diskutuar mundësinë e zëvendësimit të Roberto Mancinit në fund të sezonit.

Dhe gjatë bisedave Bielsa ka kërkuar të sjellë në San Siro edhe tre lojtarë të skuadrës franceze, shkruan Itasportpress.it, transmeton Telegrafi.

59-vjeçari ka kërkuar nga klubi nëse mund të transferojë sulmuesin André-Pierre Gignac, mesfushorin Florian Thauvin dhe mbrojtësin e ri Benjamin Mendy.

Kontrata e Gignac skadon gjatë verës dhe ai mund të largohet si agjent i lirë, derisa e Thauvin mund të kushtojë rreth 10-15 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat