Guardiola: Nuk largohem nga Bayern Munich

Sporti

Guardiola: Nuk largohem nga Bayern Munich

Më: 3 mars 2015 Në ora: 23:12

Guardiola, i cili ka një kontratë me klubin bavarez deri në verën e vitit 2016, në fjalën e tij përpara gazetarëve bëri me dije se do ta respektojë marrëveshjen aktuale me kampionët e Gjermanis&e

Pep Guardiola nuk do të largohet nga Bayerni i Mynihut. Trajneri spanjoll në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së raundit të 1/8-ave të Kupës së Gjermanisë ku bavarezët do të kenë përballë Eintrachtin e Branschweig-t ka mohuar kategorikisht zërat që e lidhin të ardhmen e tij me Manchester City-in apo edhe me një rikthim të mundshëm te Barcelona. Guardiola, i cili ka një kontratë me klubin bavarez deri në verën e vitit 2016, në fjalën e tij përpara gazetarëve bëri me dije se do ta respektojë marrëveshjen aktuale me kampionët e Gjermanisë madje shkoi edhe më tej teksa theksoi se ai dëshiron të qëndrojë te Bayerni edhe për 5 apo 6 vite të tjera.

Gjatë muajve të fundit në media është folur shumë për një kalim të mundshëm të Guardiolës te Manchester City madje është aluduar se 44-vjecari mund edhe të rikthehet te Barcelona nëse Joan Laporta fiton zgjedhjet presidenciale. Por vetë Guardiola i hodhi poshtë këto zëra, madje i pyetur nga një gazetar për një rikthim të mundshëm në Camp Nou ai me shaka iu përgjigj: "Nëse në ndonjë rast unë mendoj për t'u rikthyer te Barcelona të jap leje për të më goditur me një cekic në kokë". Ndër të tjera trajneri spanjoll deklaroi se është shumë i lumtur në Bavari dhe është thuajse e pamundur që të largohet nga Bayerni në verën e ardhshme. Në drejtimin tim nuk ka ardhur asnjë ofertë dhe as që nuk jam në pritje të ndonjë të tille u shpreh në përfundim Pep Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat