Luis Enrique: Me Villarrealin nuk do të jetë shëtitje

Sporti

Luis Enrique: Me Villarrealin nuk do të jetë shëtitje

Më: 3 mars 2015 Në ora: 20:38

Në "El Madrigal" ndaj Villarealit formacioni i Luis Enriques duhet të administrojë suksesin 3-1 të arritur në Camp Nou.

Barcelona është vertëm 90 minuta larg finales së Kupës së Mbretit, kompeticion ku blaugranat konsiderohen favoritë absolutë pas eliminimit të dy skuadrave madrilene, Real dhe Atletico. Në "El Madrigal" ndaj Villarealit formacioni i Luis Enriques duhet të administrojë suksesin 3-1 të arritur në Camp Nou, por për trajnerin asturiam nuk është në ADN e katalanasve që të luajnë thjesht për të mos humbur.

"Objektivi ynë është të futemi në fushë dhe të fitojmë. Vetëm në këtë mënyrë nuk do të t'i japim mundësi kundërshtarit për ndonjë surprizë të pakëndshme për ne. Një kualifikim i mundshëm në finale, sigurisht që do të ishte një arritje dhe do të na jepte shumë moral".

Villarealit i nevojitet një fitore me dy a më shumë gola diferencë, cka lë të kuptohet se do të jetë më agresiv në fazën sulmuese dhe Enrique këtë e di shumë mirë.

"Sigurisht që Villareali do të shfaqet me një version loje shumë më sulmues. Ata në asnjë moment nuk do ta ulin ritmin, ndryshe nga takimet e mëparshme që kemi zhvilluar me ta."

Një lajm shumë i mirë për katalanasit ishte edhe barazimi i Realit në "Santiago Bernabeu" pikërisht ndaj Villarealit, cka lë gjithcka të hapur për titullin e La Ligas.

"Objektivi ynë është t'i fitojmë të gjithë titujt dhe sa më afër vendin të parë të jemi, aq më mirë për ne."

I pyetur për reagimin e Luis Suarezit pas zëvendësimit në transfertë me Granadan, Enrique tha se nuk ishte aspak i shqetësuar dhe se mendon vetëm për kualifikimin në finale të Kupës së Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat