Plori: Tërbuni luan për fitore me Mamurrasin

Sporti

Plori: Tërbuni luan për fitore me Mamurrasin

Më: 3 mars 2015 Në ora: 20:37

Plori e ka të qartë se kampionati i Tërbunit nuk mbyllet më një fitore të mundshme ndaj Mamurrasit, pasi sezoni është ende i gjatë.

Përvec sfidave të kategorisë superiore këtë mesjavë do të luhen edhe ndeshjet e javës së 17-të të kategorisë së parë, ku spikat përplasja mes Tërbunit dhe Mamurrasit, që ndahen me vetëm një pikë në Grupin A. Për shkak të rëndësisë së vecantë të këtij takimi për objektivin superiore, pukjanët janë grumbulluar në fillim të javës, për të mos dështuar përballë puklikut të tyre.

"Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ndaj e kemi grumbulluar që të hënën ekipin. Ne synojmë ftoren dhe besojmë se do t'ia arrijmë sepse do të luajmë përbllë publikut tonë në një atmosferë të zjarrtë."

Plori e ka të qartë se kampionati i Tërbunit nuk mbyllet më një fitore të mundshme ndaj Mamurrasit, pasi sezoni është ende i gjatë.

"Sigurisht që sezoni është ende i gjatë dhe nuk mund të themi se me një sukses ndaj Mamurrasit e kemi arritur objektivin. Por një fitore e mundshme na vë në pozita komode dhe na bën që të punojmë më të qetë."

Javën e ardhshme Mamurrasi do të përplaset me Besëlidhjen, ndaj për trajnerin shkodran është momenti për të nisur shkëputjen.

"Duhet të fitojmë me Mamurrasin që të përfitojmë edhe nga përplasja mes Mamurrasit dhe Besëlidhjes për të krijuar një diferencë më të thellë me rivalët tanë."

Situata në grupin e B është edhe më e ndërlikuar, pasi përvec Lushnjës që kryeson në kuotën e 30 pikëve, 5 skuadrat që renditen më pas, ndërtë cilat edhe Dinamo, kanë shanse reale për vendin e parë. Blutë e kryeqytetit vazhdojnë të jenë në pritje të trajnerit të ri pas dorëheqjes së Dritan Mehmetit për shkak të rezultateve të dobëta në javët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat