Prishtina edhe pa Berishën iu dha leksion bullgarëve

Sporti

Prishtina edhe pa Berishën iu dha leksion bullgarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2015 Në ora: 19:34

Kampioni në fuqi i Kosovës, Sigal Prishtina, sërish konfirmoi forcën ndaj skuadrës bullgare, Rilski Sportisti. Këtë herë Prishtina pa basketbollistin më të mirë, Dardan Berishën (i lënduar), i mbajti leksion bullgarëve, në ndeshjen e xhiros së fundit të grupit D të Ligës Ballkanike në basketboll. Bardhekaltri shënuan fitore me rezultat 94:71 dhe kjo ishte fitorja e dytë brenda një muaj ndaj skuadrës siç është Rilski dhe karakteristikë është se edhe me 4 shkurt në Samakov fituan me të njëjtin rezultat.

Në një atmosferë të mirë sportive në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, bardhekaltrit zotëruan në tre çerekët e fundit, pasi që i pari ishte i plogësht dhe në favor të kundërshtarit. Në çerekun e parë, Prishtina luajti dobët dhe këtë e shfrytëzoi më së miri kundërshtari. Në minutën e 10-të, Rilski ishte në epërsi me 13 pikë (15:28) dhe dukej se do të jetë një mbrëmje trishtuese për kampionin e Kosovës.

Mirëpo, në minutat vijues Prishtina ashtu si di bëri kthesë sensacionale veçmas në çerekun e dytë (27:6) shkëlqeu dhe pasi barazuan edhe kaluan në epërsi me 36:34 në minutën 19-të.

Pas një minute rezultati shënoi në semafor 42:36 për prishtinasit dhe për të vazhduar shkëlqimin e tyre në dy çerekët e fundit, ku mysafirët ishin të pa forcë. Basketbollistët Jordan Hulls (24 pikë), Jualin Mawunga (17), Julius Coles (12), me baashkëlojtarë të tjerë zotëruan lojën dhe ishin edhe efikas. , me baashkëlojtarë të tjerë zotëruan lojën dhe ishin edhe efikas. Në minutën e 30-të, rezultati qe 69:52 dhe gjithçka kishte mbaruar për ekipin mysafir.

Prishtina në çerekun e fundit futet pa asnjë presion, aplikuan lojë të fortë në mbrojtje dhe shquheshin edhe me efikasitet. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e prishtinasve, që përfunduan në vend të dytë me 10 pikë në grupin D dhe tani do të luajnë në çerekfinalen e play-off-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat