Mourinho: Terry luan te Chelsea në sezonin e ardhshëm!

Sporti

Mourinho: Terry luan te Chelsea në sezonin e ardhshëm!

Më: 3 mars 2015 Në ora: 18:50

xheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka garantuar se John Terryt do t’i ofrohet kontratë e re dhe ai do të vazhdojë në Stamford Bridge edhe në sezonin e ardhshëm.

Në verën që vjen, kapitenit të Bluve i skadon kontrata, ndërsa akoma nuk është arritur ndonjë marrëveshje për vazhdimin e saj.

Mbrojtësi anglez ka bërë publike dëshirën për të qëndruar te Blutë, ndërsa trajneri i tij e dëshiron në skuadër edhe në edicionin pasues.

“Ai (Terry) do ta fitojë kontratën”, u ka thënë portugezi gazetarëve.

“Ajo që mund të garantoj është se John Terry do të jetë lojtar i Chelseat në sezonin e ardhshëm. Ju garantoj për këtë”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat