Vietto kërkohet nga Reali dhe Liverpooli

Sporti

Vietto kërkohet nga Reali dhe Liverpooli

Më: 3 mars 2015 Në ora: 18:24

Real Madridi dhe Liverpooli po e udhëheqin garën për nënshkrimin e yllit të Villarrealit, Luciano Vietto.

21-vjeçari ka qenë fantastik gjatë këtij edicioni duke shënuar 11 gola në La Liga dhe shtatë të tjerë në Europa League.

Loja e tij e mirë, ka bërë që argjentinasi të kërkohet nga klubet angleze, spanjolle dhe gjermane.

“E dimë se shumë klube të fuqishme po e përcjellin Luciano Vietton. Ka konkurrencë të madhe”.

“Ai mund të nënshkruajë për Liverpoolin, sepse i pëlqen organizimi atje..., ndërsa aty është edhe Real Madridi dhe dy klube gjermane”, ka deklaruar agjenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat